Celebrities Gossip Showbiz

Alketa Vejsiu do të largohet nga Shqipëria për të jetuar në Angli? Prezantuesja tregon planet e së ardhmes!

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera të televizionit prej shumë vitesh tanimë. Jo rrallëherë, prezantuesja bën ‘biseda online’ me ndjekësit duke zbuluar shumë detaje nga jeta e saj të cilat shpesh bëhen kryefjalë nëpër portale. Së fundmi, Alketa ka treguar se ndodhet në Angli me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Pak më parë, ajo ka publikuar disa Instastory ku ka treguar planet e së ardhmes të cilat lidhen me qëndrimin e saj në Angli.

Teksa është pyetur për planet e së ardhmes, Alketa ka treguar se diçka më shumë do ta lidhë atë me Anglinë.

Drejtuesit e kompanive më të mira të prodhimit këtu po punojnë për sezonin e ri televiziv. Vajza ime po studion këtu dhe po unë me shumë mundësi mund të filloj studimet e masterit në Biznes Ndërkombëtar!   

Pra, sezon i ri televiziv dhe shkollim. Mos ndoshta Alketa na tregoi me këtë se do të zhvendoset në Londër për të jetuar së bashku me familjen e saj?

Megjithatë, duket se nuk do të jetë në planet e afërta të prezantueses pasi ajo ka treguar se do të nisë sezonin e ri televiziv aty ku e kemi parë gjithmonë.

Rikujtojmë se, Alketa Vejsiu së fundmi ka postuar një foto në Instagram dhe ne na duhej të fërkonim njëherë sytë për të kuptuar a ishim në ëndërr apo realitet. Si kurrë më parë ajo tregoi format e saj trupore teksa shfaqej me bikini dhe ne thjesht u mrekulluam! Çfarë trupi duke e menduar që Alketa është nënë e dy fëmijëve! Duhet theksuar se moderatorja në postimet e saj në rrjetet sociale është shumë e rezervuar dhe duket se nuk ka dëshirë të ekspozojë shumë nga jeta e saj personale. Por me këtë foto ajo goditi në shenjë.