Celebrities Gossip Showbiz

Alketa Vejsiu feston sot ditëlindjen dhe si rrallëherë na prezanton njerëzit më të shtrenjtë të jetës së saj!

Ditën e sotme moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar Alketa Vejsiu feston ditëlindjen. Ju ndoshta nuk e besoni por bukuroshja e ekranit mbush plot 38-vjeçe. Alketa njihet për natyrën e saj shumë të rezervuar sa i takon jetës private.

Por më rastin e ditëlindjes, ajo nëpërmjet rrjetit social Instagram ka vendosur që t’i njohë të gjithë ndjekësit me prindërit e saj. Nga video krah të atit, dallohet edhe ngjashmëria e madhe e moderatores me të e cila është shumë e madhe. Alketa ka ndarë edhe një moment me mamanë, zonjën e quajtur Xhulja e cila nuk i ka kursyer gjithë fjalët e dashurisë për të bijën.

Të rralla janë momentet familjare që Alketa zgjedhë t’i ndajë me ndjekësit por nëse e bën sigurohet që të na emocionojë dhe të na lë një shije shumë pozitive.

Jo rrallëherë, prezantuesja bën ‘biseda online’ me ndjekësit duke zbuluar shumë detaje nga jeta e saj të cilat shpesh bëhen kryefjalë nëpër portale. Së fundmi, me anë të një Ask-u të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Alketa ka folur rreth karrierës dhe qëllimeve të saj në të ardhmen.

E pyetur nga një ndjekës se cilat emisione është ftuar të drejtojë, por ka refuzuar ajo ka treguar se ka refuzuar një të tillë në Itali, duke treguar qartë se kush është synimi i saj. Rikujtojmë gjithashtu se një komentues në një ‘Ask’ e ka pyetur prezantuesen se “sa herë në ditë i thotë vetes boll lekë ke lëre TV”. Dhe nuk ka mbetur pa një përgjigje ashtu si vetëm ajo di të japë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.