Showbiz

Alketa Vejsiu infektohet nga Covid-19: “Koronavirusi nuk është shaka”

Një ndër moderatoret më të dashura të publikut, Alketa Vejsiu së fundmi ka zbuluar eksperiencën e saj të vështirë me Covid-19.

Teksa vendi ynë mund të rrezikojë sërish mbylljen nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet, Alketa i kërkon të gjithëve që ta marrin situatën seriozisht dhe të zbatojnë rregullat anti-COVID.

“Koronën e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh! Qendrova 14 ditë izolim në shtëpi. Jam mirë për fat. Kam dëgjuar raste vërtetë të rënda dhe lutem çdo ditë që Zoti të mbrojë njerëzit afër meje dhe të gjithë shqiptarët! Korona nuk është shaka. Kujdesuni për veten! Falenderoni Zotin dhe festoni çdo ditë që keni shëndet dhe jeni në jetë!” -shkroi Vejsiu në një postim në Instagram.

Të shumtë kanë qenë personazhet publikë shqiptarë të cilët kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus dhe nuk kanë ngurruar të flasin hapur mbi gjendjen e tyre. Në këtë mënyrë ata kanë dhënë edhe një mesazh sensibilizues sa i përket pandemisë që deri tani ka gjunjëzuar mbi 185 shtete.