1këngëx2 Celebrities

Alketa Vejsiu kujton me nostalgji ditën e parë kur ka trokitur në dyert e Top Albania Radios!

Sot në përvjetorin e 24-të të Top Albania Radios ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike moderatorja e njohur Alketa Vejsiu për të ndarë më të gjithë dëgjuesit emocionet e fillimeve në radion ku ajo pohon se ka nisur gjithçka. Për më shumë Alketa rrëfehet:

Televizioni të kushtëzon, atje në radio je në një comfort zone. Gëzuar ditëlindjen Top Albania Radio. Kanë kaluar shumë kohë, kam jetuar kohë të bukura, aty ka nisur gjithçka për mua dhe kur kalova para 3 ditësh te rruga ku kanë qenë studiot e vjetra i thash një mikes time: “Këtu nisa gjithçka”. Ne ishim modest, të lumtur dhe kjo ishte e mrekullueshme. Nëse doni kujtime dhe nostalgji mund të flas gjithë ditën. Më kujtohet që internet kishim, PC kishim dhe Tani na thonte gjithmonë mësoni dhe studioni sepse duhet të sillni një komunikim modern. Punonim, isha me DJ Aldo një gjeneratë. Erdha në audicion sepse më thanë që është hapur një radio me pagesë të mirë, ishte pasioni që më shtyu. Ju dukej e çuditshme kur thoja forca e pasionit. Lum ata që bëjnë atë që duan dhe jo atë që duhet. Kam patur luksin të bëjë në jetë atë që dua.

Më kujtohet që kur trokita në dyert e Top Albania Radios isha veshur me xhinse të bardha, këmishë me viza dhe kisha bërë dy gërsheta si Mimoza llastica sepse isha kalama 14-vjeçe. Në derë më doli Genti, drejtor i Top Channel atëhere dhe një drejtor tjetër italian. Më ulën, më dhanë një listë më 12 këngë dhe më thanë improvizo. Isha spontane. Italiani i thotë Gencit që kjo vajzë ka shumë talent, është e rrjedhshme, vetëm se është e padisiplinuar. Kisha një qëndrim si rehat në karrike. Inçizova një këngë asokohe dhe Tani hapi derën, ndërpreu transmetimin dhe dha urdhër të transmetohej vetëm kënga ime, thonte kam dy gjeni në radio. Tanin do ta citoj gjithmonë si një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm, është origjina e gjithë suksesit tim. Ka qenë shtysa e parë që më futi mua në këtë industri. Tani nuk donte që unë të largohesha, unë ika për një eksperiencë tjetër. Pata një konflikt se përse ika, peng që më mbeti shumë vite sepse e mira është të ruajmë gjërat e mira me njerëzit. Media na ka bërë kjo që jemi, do të mbetem për një pjesë të mirë të njerëzve Alketa e Top Albania Radios.