Celebrities Gossip Showbiz

Alketa Vejsiu nuk ka të ndalur! Ja çfarë synon pas prezantimit të “Sanremo-s”

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera të televizionit prej shumë vitesh tanimë. Jo rrallëherë, prezantuesja bën ‘biseda online’ me ndjekësit duke zbuluar shumë detaje nga jeta e saj të cilat shpesh bëhen kryefjalë nëpër portale.

Së fundmi, Alketa ka treguar se ndodhet në Angli me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Pak më parë, ajo ka publikuar disa Instastory ku ka treguar planet e së ardhmes të cilat lidhen me qëndrimin e saj në Angli.

Përpos kësaj, prezantuesja ka treguar se pikësynimi i saj i rradhës pas “Sanremo-s” është prezantimi i “Eurovision-it”. Teksa është pyetur nëse ka ndonjë ide për televizionin italian, ajo ka treguar:

Po më punon truri. Do të doja të prezantoja Eurovizionin, jo thjesht Sanremon. Në çdo vend të botës që do ta bënin do të doja shumë që Shqipëria të shkonte aty jo veç me këngë por edhe me fjalën, me një prezantuese.  

Teksa është pyetur për planet e së ardhmes, Alketa ka treguar se diçka më shumë do ta lidhë atë me Anglinë.

Drejtuesit e kompanive më të mira të prodhimit këtu po punojnë për sezonin e ri televiziv. Vajza ime po studion këtu dhe po unë me shumë mundësi mund të filloj studimet e masterit në Biznes Ndërkombëtar!

Megjithatë, duket se nuk do të jetë në planet e afërta të prezantueses pasi ajo ka treguar se do të nisë sezonin e ri televiziv aty ku e kemi parë gjithmonë.