Celebrities Gossip Showbiz

Almeda Abazi humb njeriun e saj të shtrenjtë!

Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj, Tolgahan Saysman, jetojnë prej vitesh tashmë në Turqi, aty ku ka takuar dhe partnerin e saj si dhe ka krijuar familjen e bukur. Teksa shpesh aktorja publikon momente shumë të gëzuara bashkë me familjen e saj, pak më parë Almeda lajmëroi në rrjete sociale një lajm shumë të trishtë.

Teksa ka publikuar një Instastory ku duket gjyshi i saj i ndjerë, aktorja ka shkruar fjalët prekëse.

Ah o gjysh ah! Prehu në paqe o gjyshi jonë 

Rikujtojmë se, para pak ditësh, me anë të postimeve të shumta në Instagram, Tolgahan ka zbuluar se çifti ndodhej në jugun e Shqipërisë, në Vlorë. Në këtë formë ai promovoi bukuritë e vendit tonë tek ndjekësit e tij, të cilët janë nga e gjithë bota.

Por Almeda përveçse ka postuar pamje nga peisazhet e bukura, ndau me ndjekësit e saj dhe një video ku shfaqjt e përqafuar me Tolgahan.