Sport

Alonso te Aston Martin, zëvëndëson Vettel!

Fernando Alonso, i cili ka fituar dy herë trofeun e Formula 1 do t’i bashkohet skuadrës së Aston Martinit vitin e ardhshëm.

41-vjeçari zëvendëson Sebastian Vettel pasi gjermani njoftoi tërheqjen  javën e kaluar.

Alonso, i cili ka fituar dy tituj për Renault në 2005 dhe 2006, ka rënë dakord për një marrëveshje shumëvjeçare me ekipin britanik.

Spanjolli do të jetë partner me Lance Stroll, djali i pronarit miliarder të Aston Martin, Lawrence Stroll.

“Ekip i Aston Martin po kërkon  energjinë dhe përkushtimin për të fituar, dhe për këtë arsye është një nga ekipet më emocionuese në Formula 1 ,” u shpreh piloti duke e cilësuar një mundësi të jashtëzakonshme hapin e tij të radhës.

Aston Martin ka ambicie për t’u bërë pretendente për titull brenda pesë viteve të ardhshme.