Auto & Moto

‘Alpina’ vjen me lajme jo të mira për modelin B7 në serinë BMW 7!

Është fundi për një nga modelet e makinave me performancën më të mirë në botë. Alpina po i thotë lamtumirë modelit B7 të bazuar në serinë BMW 7 derisa kompania bavareze bën kalimin nga seria G11/12 në gjeneratën e re G70. Duket se Alpina, tashmë në pronësi të plotë të BMW, nuk planifikon një pasardhës për modelin luksoz të shpejtë. Në një postim zyrtar në Facebook, Alpina Belgium, njoftoi se epokës së BMW Alpina B7 po i vjen fundi në fabrikën e automobilave.

Ndërkaq, të gjithë po mundohen që në një mënyrë apo në një tjetër të mbrojnë mjedisin dhe të bëjnë gjithçka për të shpëtuar botën nga ndotja. Këtë hap e ka ndërmarrë edhe kompania e njohur automobilistike. Pjesët e plastikës të kualitetit të lartë për modelet e ardhshme të BMW duke filluar me 2 makinat e reja elektrike “Neue Klasse” të cilat do të dalin në dhomat ekspozuese në vitin 2025 dhe do të bëhen pjesërisht nga mbetjet e ricikluara të oqeanit.