Aktualitet

Alpinistët bllokohen në Valbonë, kërkohet helikopteri për ndihmë!

Dy alpinistë janë bllokuar këtë të diel në një zonë të thellë të Valbonës.

Çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke eksploruar zonën por terreni i thepisur ka prishur aventurën e tyre, teksa njëri për momentin nuk është në gjendje të lëvizë.

Drejt zonës janë nisur policët dhe ekipi mjekësor, po për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.

Dy alpinistët e bllokuar po ndihmohen edhe nga 2 alpinistë të tjerë, të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës, njofton policia.