Showbiz

Aludohej se ishte shtatzënë, Çiljeta tregon si qëndron e vërteta

Tabloide të ndryshme ditën e djeshme shkruan thuajse të gjitha për një shtatzëni të dytë të Çiljetës.

Në këto shkrime thuhej se këngëtarja shqiptare është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe babai i fëmijës është partneri i saj prej 3 vitesh, portieri i Partizanit, Alban Hoxha.

Mirëpo, këto janë vetëm ‘fake news’ pasi vetë Çiljeta i ka mohuar zërat për një shtatzëni. Ajo ka reaguar përmes një postimi online ku shkruan:

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë”.