Celebrities Film & Tv Showbiz

Amanda Seyfried zbulon arsyen se pse nuk tregoi se ishte infektuar me COVID-19!

Aktorja e njohur Amanda Seyfried, nuk mundi dot që të festonte nominimin e saj të parë për çmimin “Oscar” ashtu siç ajo do të dëshironte. Arsyeja për këtë është pasi aktorja rezultoi pozitive me COVID-19. Megjithatë këtë gjë ajo nuk ia tregoi askujt.

Gjatë një interviste për “Late Night With Seth Meyers”, Amanda e përshkruan këtë si një nga momentet më të tmerrshme të jetës së saj. Ajo u shpreh:

Unë fika telefonin një natë para dhe thashë me vete që nëse dikush do të më thotë nëse kam marrë një nominim ose jo, ajo duhet të jetë nëna ime. Mbaj mend që kam qenë në gjumë sepse isha me COVID dhe nuk ishte një rast i thjeshtë për hir të së vërtetës.

Seyfried shpjegoi se nuk donte t’i tregonte askujt se ishte infektuar me virus pasi nuk donte të bëhej burim klikimesh për mediat. Ajo tha se vetëm dy ditë përpara se të rezultonte pozitive kishte bërë vaksinën.

Rikujtojmë se, Amanda Seyfried dhe Finn Wittrock luajnë së bashku në filmin e ri, të titulluar “A Mouthful Of Air”. Ata janë në rolin e një çifti shumë të dashuruar. Duke parë filmin, ka të ngjarë të ndjeni atë dashuri, por gjithashtu mund të ndjeni trishtim dhe ankth. Kjo për shkak se njëri nga ata të dy po përpiqet më shumë për të përballuar jetën.

Në film, Seyfried luan një grua të përkushtuar, autore të njohur të librave për fëmijë dhe nënë shembullore. Madje ajo është aq e përkushtuar saqë fansat u bindën se një nga fëmijët në film ishte i saj. Ka disa momente të bukura në film, por gjithashtu ai trajton depresionin e personazhit të Amanda-s dhe çfarë mund të bëjë kjo për një person dhe për një familje.