Tech

Amazon prezanton robotin e shtëpisë, kushton 1 mijë dollarë!

Amazon ka prezantuar produktin e saj të ri Astro, i cili është një robot shtëpie i fuqizuar nga teknologjia Alexa smart home. Kompania tregon se ai mund të kontrollohet nga larg, dhe nëse ju nuk jeni në shtëpi, për të shikuar kafshët shtëpiake, njerëzit që ndodhen në shtëpi ose sigurinë e shtëpisë.

Roboti Astro mund të “patrullojë” shtëpinë automatikisht dhe të lajmërojë pronarët nëse vë re diçka jo të zakontë. Amazon tha se kjo pajisje është më tepër se sa një “Alexa me rrota” dhe se është programuar me lëvizje dhe shprehi të ndryshme për t’i dhënë personalitet Astros.

Kur ju kërkoni nga Astro të bëjë beatbox, ai do të fillojë të shfaqë shprehi të ndryshme ndërkohë që luan melodi hip-hop. Amazon u sigurua që të shpjegonte dhe shërbime të tjera për të gjithë personat që kishin disa shqetësime mbi privatësinë.

Ato thanë se Astro mund të programohet që të mos shkojë në disa zona të caktuara të shtëpisë tuaj, ose mund të vendoset në modalitetin “do not disturb”. Roboti është i pajisur me butona që bëjnë të mudur fikjen e kamerave dhe mikrofonëve, mirëpo nëse ju e bëni këtë gjë Astro humbet aftësinë për të lëvizur.

Pajisja përmban gjithashtu një kamera periscope që zgjatet nga trupi i tij. Kjo kamera do të jetë shpëtim për të gjithë personat që dyshojnë se kanë harruar hekurin në prizë sa herë që dalin nga shtëpia.

Për të bërë tuajin këtë robot ju duhet të paguani $999.99.