Aktualitet

Ambasada e SHBA-së: Mos bini pre e mashtrimeve për marrjen e vizës!

Ambasada Amerikane në Tiranë iu bën thirrje qytetarëve, të mos bien pre e mashtrimeve për marrjen e vizës, në këmbim të parave. Selia diplomatike njofton se vazhdimisht kontaktohet nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave.

Më tej thekson se zakonisht këto mashtrime përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili e kërkesa për tarifa shtesë që duhen paguar për të marrë vizë.

Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, – nënvizon Ambasada e SHBA-ve.