Aktualitet

Ambasada e Uashingtonit me këshillë të rëndësishme për aplikuesit e Lotarisë Amerikane!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë doli me një njoftim të rëndësishëm, duke këshilluar të gjithë aplikuesit e Lotarisë Amerikane që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për vizën.

Përmes një lajmërimi në Facebook, selia diplomatike e Uashingtonit bën të ditur se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj të vitit të ardhshëm, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezultojnë apo jo fitues.

Postimi i Ambasadës:

Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu 👉Image https://bit.ly/3EXIesr