Aktualitet

Ambasadat në Tiranë urojnë Kurban Bajramin!

Ndërsa besimtarët myslimanë edhe në Shqipëri festojnë sot Kurban Bajramin, ditë që shënon flijimin e sakrificën e njeriut në emër të besimit dhe të dashurisë ndaj Zotit, me urimet për ta janë bashkuar edhe ambasadat e huaja të akredituara në vendin tonë. Selia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë:

Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak.

Nuk mungoi as mesazhi i urimit i Delegacionit të Bashkimit Europian:

Delegacioni i BE-së në Shqipëri i uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri!

Në mesazhin me rastin e Kurban Bajramit, ambasada gjermane në Tiranë shprehet: “Urojmë të gjithë besimtarët dhe besimtaret myslimane, një Kurban Bajram të bekuar! Eid al-adha mubarak!”.

Ambasada britanike në Shqipëri thekson:

Shprehim urimet me të përzemërta për popullin shqiptar me rastin e Kurban Bajramit. Kjo është një ditë e veçantë sakrifice për të kremtuar vlerat e bujarisë, respektit dhe mirënjohjes. Urimet tona më të mira për ju dhe të dashurit tuaj!

Edhe ambasada italiane në Shqipëri uroi sot besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

Ambasada e Italisë në Tiranë u uron të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Më herët, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu uroi festën në këtë ditë të shënuar, si edhe kishte një apel të veçantë drejtuar të rinjve: të mos largohen nga vendi. “Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota! Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj!”, – theksoi kleriku i lartë mysliman.