Aktualitet Rajoni

Ambasadori i BE: Tirana dhe Shkupi, gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave, por kjo varet nga dakordësia mes vendeve anëtare në qershor.

Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë një bashkëbisedimi me të disa rinj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar tashmë kushtet, të cilët janë kërkuar nga Këshilli i Evropës dhe Shqipëria dhe RMV, që të dyja e meritojnë që të fillojnë së bashku Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Luigi Soreca shkon edhe më tej kur këshillon se duhen bërë të gjitha përpjekjet për të bindur vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë ndërmarrë të gjithë hapat e kërkuara.

Ne shpresojmë që të gjitha vendet anëtare, pra të 27-a ta marrin këtë vendim në qershor dhe ne tashmë po sigurohemi që edhe Shqipëria dhe RMV të kalojmë në këtë proces së bashku. Duhet të sigurohemi që të gjitha përpjekjet të bëhen që të binden vendet anëtare, që këto dy vende tashmë i kanë ndërmarrë të gjitha hapet e nevojshëm për të nisur negociatat për aderimin.