Politikë

Ambasadori Soreca thirrje qytetarëve: “Rinovoni dokumentet biometrike para zgjedhjeve”

Teksa Shqipëria ndodhet në vit zgjedhor, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, e cilësoi urgjencë rinovimin e dokumenteve biometrike të votuesve. Për Luigi Soreca-n kjo çështje përbën një sfidë të madhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas një takimi online që zhvilloi me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, përfaqësuesi diplomatik i Brukselit vlerësoi  bashkëpunimin me këtë institucion dhe shtoi se po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën e 5 qershorit.

Shkëmbim i mirë me KQZ-në, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe OSBE. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën e 5 qershorit. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që urgjentisht t’i rinovojnë ato para ditës së zgjedhjeve.