Politikë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim kundër hyrjes së Sali Berishës në Kuvend, në shtator!

E prerë Yuri Kim, ambasadorja amerikane i kërkon Lulzim Bashës që Sali Berisha të mos jetë në Kuvend në shtator. Diplomatja nënvizoi përgjegjësinë që ndërsa drejtuesit e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë.

E rëndësishme që Partia Demokratike të mendojë për këto çështje. PD ka luajtur rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja.

Diplomatja e Uashingtonit iu referua Berishës, i cili për korrupsion madhor është shpallur “non grata” në Amerikë.

Kuptojmë që partia dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, por që gjithashtu këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e OSBE-ODIHR. Gjithashtu do të jetë e rëndësishme dhe e domosdoshme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për demokracinë në Shqipëri.

Yuri Kim ishte sot në Selinë Blu ku takoi kreun demokrat dhe foli për mediat pas daljes nga zyra e Bashës.