Aktualitet

Ambasadorja e BE-së vizitë në zonat e përmbytura në Shkodër: Jemi këtu për t’ju ndihmuar!

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka kryer sot një vizitë në zonat e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shkodër. Diplomatja evropiane, ka parë nga afër zonën e Obotit se bashku me kreun e bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Hohmann u shpreh se Shqipëria tashmë është pjesë e mekanizimit të mbrojtjes nga përmbytjet në BE dhe se BE është aty për t’i ndihmuar në mënyrë që të zhvillohen kapacitete në mënyrë që të reagohet sa më shpejt.

‘BE është këtu nuk u ikën problemeve. Jemi këtu për t’ju ndihmuar në mënyrë që të zhvilloni kapacitete në mënyrë që dhe ju të reagoni sa më shpejt. Në çdo zonë ashtu si në të gjithë Shqipërinë duhet të shihen me përparësi investimet që parandalojnë përmbytje. Në të gjithë bashkë mund të bëjmë më mirë’.’- u shpreh Hohmann.

E pyetur në lidhje me anulimin e granteve të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit, Hohmann u shpreh se janë ndryshuar kushtet e investimeve.

‘Sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, pra ndryshim të dhënies së granteve për investimin, atëherë kjo anulohet. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku do të jenë investimet për t’u bërë.’- u shpreh Hohmann.

Reshjet e dendura të disa ditëve më parë shkaktuar sërish probleme me përmbytjet, kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, duke sjellë për banorët dëme të mëdha, kryesisht në bujqësi.