Aktualitet Politikë

Ambasadorja Kim reagon ashpër por me nënkuptim: Kundërshtarët po minojnë reformën në drejtësi, veprimet e tyre nuk janë të fshehta

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për personat që sipas saj po minojnë reformën në drejtësi.

Përmes një postimi në twitter Kim u ka bërë thirrje të shpallurve non-grata të ndalojnë kërcënimet dhe gjuhën, vulgare, ndërsa shton që askush mos mendojë se veprimet e tyre që kanë çuar në shpalljen non-grata janë aq të fshehta sa mendojnë.

Postimi i Ambasadores Kim:

Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.

Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare. Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. 🇺🇸 do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në 🇦🇱.