Aktualitet

Ambasadorja Kim takon zv/kryeministren Balluku: Theksova rëndësinë e luftës ndaj kurrupsionit!

Lufta ndaj kurrupsionit ka qenë një ndër temat që ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim thotë se ka biseduar me Belinda Ballukun, pasi kjo e fundit u emërua në detyrën e zëvendës kryeministres.

Pas takimit, ambasadorja amerikane, ka publikuar në rrjetet sociale një përmbledhje të komunikimit që ka pasur me Ballukun.

“Ne presim forcimin e bashkëpunimit në të gjitha frontet, duke përfshirë përgjigjen ndaj sfidave ndaj sigurisë së ushqimit dhe energjisë në shkallë globale të shkaktuar nga lufta e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës.

Gjithashtu konfirmuam bashkëpunim të fortë në lidhje me sulmin e fundit kibernetik kundër Shqipërisë. Ekspertët amerikanë nga agjenci të ndryshme po mbështesin përpjekjet e Shqipërisë në rritjen e sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe qytetarët.

Theksova rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi”.