Film & Tv

Amélie ishte thjesht një kameriere?!/Misteri i filmit “La véritable histoire d’Amélie Poulain”!

Amélie ndikoi një brez të tërë njerëzish që donin të besonin se romanca vazhdon. Amélie Poulain kishte si qëllim të jetës t’i bënte të gjithë të lumtur, duke harruar veten. Në fund ajo gjeti dashurinë perfekte. 22 vjet më vonë regjisori Jean-Pierre Jeunet zbuloi historinë reale të heroinës së tij, përmes filmit 6-minutësh “La véritable histoire d’ Amélie Poulain”.

A nuk ishte ajo thjesht një kameriere në një kafene të çuditshme parisiane? Jo, ajo ishte një spiune e KGB-së. Në këto 6 minuta, skenat e njohura të filmit ndryshohen dhe vendosen në një sekuencë tjetër për të zbuluar teknikat dhe planet e spiunazhit të Amelie. Ai gjithashtu zbulon rëndësinë e redaktimit dhe se si ai mund të ndryshojë rezultatin. Regjisori vazhdoi bashkëpunimin e tij me Audrey Tautou në 2004 me “A Very Long Engagement”, por asnjë nga filmat e tij të mëvonshëm nuk pati ndikimin masiv të Amelie.