Gossip Showbiz

Ana Kauri e pakënaqur me pamjen e saj fizike…ja çfarë do të ndryshojë këtë herë!

Ajo ka qenë një nga personazhet më të përfolur në emisionin e njohur “Për’puthen”, madje edhe pas daljes së saj. Bëhet fjalë për ish-konkurrenten Ana Kauri e cila pak kohë më parë me vetëdijen e saj të plotë vendosi ta linte emisionin, pasi u shpreh se nuk e gjente veten me asnjë nga djemtë e programit.

Sa kohë ishte pjesë e “Për’puthen”, Ana Kauri bëri një ndërhyrje estetike në fytyrë. Ajo vendosi të frynte buzët e saj, e ndërkohë pas daljes nga programi, bëri një ndërhyrje në hundë. Mirëpo duket se ajo nuk është ende e kënaqur me pamjen e saj dhe ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje estetike.

Ajo ka publikuar në Instastory ditën e djeshme një foto të saj dhe përkrah ka shkruar:

Nesër do realizoj një ndërhyrje estetitke. Çfarë mendoni se është?.

Një pjesë e madhe e ndjekësve shprehen se ajo mund të bëjë ndonjë rregullim në dhëmbë dhe duket se këtë e ka konfirmuar edhe vetë ajo.

Shumica fiton.

Rikujtojmë, se Ana është mjaft aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ajo hapi një temë në Instastory se cila ka qenë sakrifica më e madhe që ndjekësit e saj kanë bërë në jetën e tyre për të arritur aty ku janë sot. Mes shumë përgjigjeve, dalloi përgjigja e njërit prej ndjekësve ku ju drejtua asaj me ironi.