Celebrities Gossip

Anaid Kaloti: “Berti dhe Sabiani, krushqit që kanë nxjerrë shpatat!”

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Ndryshe’ ishte Anaid Kaloti, një- ish banor i ‘Big Brother 6’ dhe shumë i angazhuar ne rrjete sociale me komente nga ky edicion. Anaidi i është përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit lidhur me spektaklin dhe ngjarjet më të fundit.

A do ta riprovonte dhe një herë Anaidi eksperiencën e ‘Big Brother’?

Në kohën tonë Facebook sa kishte dalë, nuk është se ia ndjemë shumë lezetin lekëve me postime. Të them të vërtetën nuk e kam me shumë qejf ta riprovoj dhe një herë. Në momentin kur e fiton një herë e mat mirë herën e dytë.

Anaidi gjithashtu jep dhe mendimin e tij lidhur me disa nga konkurrentët e ‘BBV’?

Luizi është lojtar i fortë, ka hyrë aty për të fituar cmimin. Ka ndjekur strategjinë e fituesve. Në fillim e kam nisur me Armaldon, përcolli mesazhe pozitive, por ‘i humbi rruga në oborr’. Pastaj Olta, Luizi janë bishat e atij formati. Meritojnë respektin tim të dy. Nuk kam qejf  këta lojtarët që janë si abazhura, që nuk ndryshojnë fare lojën.

A beson te historitë e dashurisë që lindin brenda ‘Big Brother’ Anaidi?

Nuk i besoj historitë e dashurisë brenda ‘Big Brother’. Unë nuk kam pranuar as brenda shtëpisë, se ne nuk u puthnim. 

Po lidhur me Keisin dhe Kristin?

Më duket histori më interesante e Bertit dhe Sabianit, krushqit që kanë nxjerrë shpatat.

Një personazh që mund t’i bëjë ballë Luizit?

Albano Bogdo, mund të ishte Robert Berisha, Elvis Pupa.

Do hynte ndonjëherë në politikë?

Po, por jo nëpërmjet një partie. E di që nuk ndryshohet sistemi nëse nuk je pjesë e tij, por nëse bëhen disa grupe të vogla mund të ndryshojë.