Celebrities Gossip Showbiz

Andi del me Sarën, mos ishte ky shkaku që Atdheu i dha fund shoqërisë me të?

Ka disa ditë që Sara dhe Atdheu i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ishte vetë Sara e cila tregoi në rrjete sociale se është single dhe hodhi thumba kundrejt Atdheut.

Më pas, ajo që bëri përshtypje ishte takimi mes Andit, një ndër shokët më të mirë të Atdheut gjatë “Për’puthen”, vëllait të tij dhe Sarës. Ishte vetë kjo e fundit që e tregoi këtë me anë të një postimi në Instastory.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer fare Atdheut, i cili ka reaguar për herë të parë me një shkrim në story pas bujës së ndarjes. Ai gjithashtu ka hedhur disa ‘thumba’, ku ka përmendur emrat e konkurrentëve të “Për’puthen” për të cilët kishte më shumë respekt, emri i Andit dhe Sarës nuk dukej gjëkundi.

Sqarim për publikun se më kanë ardh shumë mesazhe ndjesë për vonesën, por kam pas disa probleme personale. Siç e keni parë e keni kuptu dhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdon të na mbështesni mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash.

Atdheu gjithashtu, i ka bërë ‘unfollow’ Andit, duke prishur kështu shoqërinë me ish-shokun e tij.