Live From Tirana Showbiz

Andi dhe Tea drejt fejesës? Flet për herë të parë konkurrenti

Teksa diskutuam mbi ndarjet më të çuditshme që kemi parë apo dëgjuar, Andi i “Për’puthen” ndau me ne eksperiencat e tij, të cilat mund t’i zbuloni këtu.

Sigurisht, ne nuk mund të mos e pyesnim rreth raportit të tij me Tean, konkurrenten tjetër më të cilën ai është “Për’puthur”, të paktën momentalisht!

Marrëdhënia e tyre jashtë emisionit është në rrugën e duhur, kështu është shprehur Andi ndërkohë që nga zëri dukej i emocionuar teksa fliste për bukuroshen. I pyetur nëse kanë shkëmbyer nishanet, ai tha: “Jo nishanet nuk i kemi shkëmbyer akoma por uroj që t’i shkëmbejmë sa më shpejt.”

Andi shtoi se e vetmja situatë e sikletshme që i ka ndodhur me Tean është vonesa e saj kur bëhet gati për të ardhur në emision. Ai tha se pret pa fund poshtë shtëpisë së saj por megjithatë, situata kalon me shumë qetësi ndërkohë që rrugës duke ecur në makinë ata gjithmonë qëndrojnë dorë për dore.