Celebrities Gossip Showbiz

Andi i ka dhënë fund shoqërisë me Atdheun dhe tregon arsyen!

Së fundmi i ftuar në një intervistë Andi Artani, ish- konkurrenti i “Për’puthen” ka folur për ‘krisjen’ mes tij dhe Atdheut. Fillimisht, u përfol se Andi dhe Atdheu nuk flisnin më me njëri-tjetrin pasi ky i fundit u pa në shoqërinë e Sarës. Sara dhe Atdheu asokohe, sapo i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Megjithatë, vetë Andi ka pohuar se nuk flet më Atdheun, pasi u pyet për shoqërinë me të, por kur u pyet për arsyen, ai zgjodhi të devijojë përgjigje.

Jo nuk flas. Për arsyen më the vetëm pyetje të shkurtra.

Nuk dihet ende nëse me të vërtetë arsyeja e ndarjes së shoqërisë është kjo apo diçka tjetër, megjithatë menjëherë pasi Sara dhe Andi dolën bashkë, Atdheu shpërtheu në thumba në rrjete sociale rreth njerëzve ‘fake’.

Teksa Andi, gjithashtu u pyet se sipas tij, cila është vajza më seksi nga programi “Për’puthen” dhe për habi, Andi nuk tha emrin e asnjërës prej vajzave konkurrente, por të prezantueses Bora Zemani.