Celebrities Gossip Showbiz

Andi i ‘Për’Puthen” ja paska lënë ‘seen’ modeles seksi shqiptare!

Andi Artani është një nga ish-konkurrentët më të përfolur të “Për’Puthen”, jo vetëm për lidhjen dhe ‘dramat’ e historisë së dashurisë me Jasminën, një tjetër konkurrent, por edhe për shoqërinë e tij me Atdheun dhe pjesëmarrjes në klipin e këngëtares së njohur Diona Fona.

Megjithatë, duket se Andi në rininë e tij ka refuzuar një modele shumë seksi dhe të njohur shqiptare. Bëhet fjalë pikërisht për Arta Nitajn, e cila njihet për pozat e saj provokuese në Instagram.

Ata vetë kanë treguar në një emision se kishin planifikuar që të shkonin bashkë në mbrëmjen e maturës, por kjo nuk kishte ndodhur pas Andi ja kishte lënë ‘seen’ Artës.

Ma la seen

Për të kujtuar kohët e vjetra dhe atë që nuk patën mundësi të realizonin, ish- konkurrenti i “Për’Puthen” dhe modelja realizuan një ecje dorë për dore së bashku.

Kujtojmë se, Andi ka qenë së fundmi pjesë e klipit të këngëtares së njohur, Diona Fona me të cilën u duk shumë i afërt. “Sheqer” ishte dhe arsyeja pse ai dhe Jasmina i dhanë fund lidhjes së tyre.