Andi Lila: “Nëse Basha nuk mban premtimet, do t’i thyejmë xhamat e Kryeministrisë”
Dilema Sociale • 15:28 13/04/2021
Andi Lila është një nga futbollistët më të dashur shqiptar i cili mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në programin “Dilema Sociale” në Top Albania Radio. Në çdo puntatë moderatori, Eno Popi ka për synim të zbulojë dilemën e gjithkujt, nga shëndetësia, artistët, aktorët, muzika, politika, apo deri edhe tek sportistët. Por jo pa qëllim, Eno zgjodhi Andi Lilën në këtë episod, për shkak se ndodhemi në prag të zgjedhjeve. Në mars të këtij viti, ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila është caktuar koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për Sportet. Prej disa kohësh, Andi Lila është angazhuar më Partinë Demokratike, ku herë pas here është shfaqur edhe krah kreut të PD, Lulzim Basha. Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar të gjitha mangësitë e sportistëve, veçanërisht Ministrinë e Sportit. I pyetur për mikrofonin e TAR, nëse Basha nuk realizon pikat kryesore që i ka premtuar, Lila shprehet se do t’i kthehet çdo gjë ‘boomerang’ (mbrapsh): Nëse nuk realizohen këto pika themeltare për sportin, do t’i kthehet sporti ‘boomerang’ do t’i shkojmë tek kryeministria. Unë bashkë me gjithë sportistët, failjarët e sportistave, tifozët, do t’i shkojmë tek kryeministria, Kryeministrit të ardhshëm Bashës edhe do t’i thyejmë xhamat kryeministrisë! Fjalë nderi kjo, inçizojeni, ruajeni… Eno Popi Andi Lila Danko Dj
Edi Manushi rrëfen si ishte të punoje me Edi Ramën!
Dilema Sociale, Lajmet e fundit 16:11 24/05/2021
Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”
Dilema Sociale 15:31 21/05/2021
Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!
Dilema Sociale 15:15 17/05/2021
Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…
Dilema Sociale 14:07 15/05/2021
Zana Guxholli: “Ishte e qëllimshme nga ana e qeverisë ky sistem taksimi!”
Dilema Sociale 17:49 10/05/2021
“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja Ornela Liperi
Dilema Sociale 15:25 10/05/2021
Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”
Dilema Sociale 15:24 10/05/2021