Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Andi tërheq deklaratën për Jasminën, ajo largohet nga programi…

“Për’puthen” ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen me ngjarje nga më të ndryshmet. Megjithatë, thelbi i emisonit janë lidhjet e dashurisë. Një nga çiftet më të diskutuara për publikun kanë qenë Andi dhe Jasmina.

Pak javë më parë, Andi deklaroi në emision se ishte vetëm për Jasminën, ndërkohë që javën e kaluar ai e tërhoqi këtë deklaratë dhe tha se nuk shikon asnjë mundësi përputhjeje mes tyre.

Ndërkohë, gjatë “Për’puthen Prime”, Jasmina surprizoi pasi i dha një puthje në buzë Andit. Ajo i tregoi opinionistit, Arjan Konomi, se ndihej tepër e emocionuar pas puthjes.

Megjithatë, duket se çifti vërtet i dhanë fund njohjes së tyre, pasi kanë hequr edhe fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Së fundmi, Jasmina ka hequr edhe llogarinë e programit “Për’puthen” nga biografia e saj, gjë që ka ngritur dyshime se ajo është larguar përfundimisht nga emisioni, edhe pse kjo gjë, ende nuk është konfirmuar në emision.