Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Anëtari i grupit të njohur “Imagine Dragons” ndahet nga partnerja e tij pas më shumë se dhjetë vitesh martesë!

Të gjithë e njohim grupin “Imagine Dragons” me hitet e tyre. Së fundmi lideri i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Aja Volkman, janë ndarë pas më shumë se dhjetë vitesh martesë. Në rrjetin e tij social Twitter ai kishte shkruar:

Me pikëllim them që pas shumë vitesh të bukura bashkë, unë dhe Aja jemi ndarë. Të jemi prindër të shkëlqyer për fëmijët tanë është prioriteti ynë numër një. Faleminderit që na keni mbështetur gjithmonë me dashuri dhe kujdes gjatë gjithë këtyre viteve.

Ish-çifti kanë bashkë katër fëmijë, vajzën Arrow, 10-vjeçare, vajzat binjake Gia dhe Coco, 5-vjeçare, dhe djalin Valentine, 2 vjeç. Reynolds dhe Volkman u martuan në vitin 2011. Në fillim të vitit 2018 ata zbuluan se po planifikonin të divorcoheshin. Këngëtari e vijoi deklaratën e tij duke thënë:

Pas 7 vitesh të bukura së bashku, martesa e Aja dhe e imja ka marrë fund. Fëmijët tanë vazhdojnë të jenë gjëja më e rëndësishme në jetën tonë dhe ne do të vazhdojmë të jemi bashkë-prindër me gjithë dashurinë tonë.

Veç tjerash, Reynolds themeloi grupin në 2008 në Jutah pasi filloi të ndiqte Universitetin Brigham Young.