Celebrities Gossip Music

Anëtarja e grupit “Little Mix” vendos se do të ruajë një sekret, për arsye se…

Anëtarja e grupit të  njohur të vajzave ‘Little Mix’, Leigh-Anne Pinnock së fundmi ka bërë me dije se emrat e dy binjakëve të saj, dy muajsh do të vazhdojë që ti mbajë sekret. Bukuroshja i mirëpriti dy bebushët e vegjël, në muajin gusht me të fejuarin e saj Andre Grey dhe ajo së fundmi ka zbuluar se ata do të qëndrojë shumë e rezervuar dhe mjaft private në pjesën e të qenit në vëmendje për vogëlushët dhe emrat e tyre, derisa ata të përshtaten me pjesën e të qenit prindër.

Gjatë intervistës së parë të grupit të vajzave si treshe, nëna e re u shpreh për ‘The Telegraph’ se:

Thjesht do t’i mbaj emrat e tyre për vete!

Por jo vetëm Leigh-Anne Pinnock u bë nëna e dy binjakëve, gjithashtu edhe anëtarja tjetër e grupit Perrie Edwards së bashku me futbollistin e Liverpool, Alex Oxlade-Chamberlain, u bënë prindër të një djalë me emrin Alex.

Pavarësisht se vazjat janë akoma shumë të afërta me njëra-tjetrën, së fundmi vlen pë t’u përmendur se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards  dhe Jade Thirlwall po planifikojnë që të vazhdojnë dhe të punojnë për projektet e tyre solo. Që pas largimit të Jesy Nelson vajzat e grupit ‘Little mix’ po e mendojnë seriozisht që të vazhdojnë karrierën e tyresi këngëtare solo.

Sipas ‘The Sun’ grupi ka negociuar në heshtje për mënyrën e menaxhimit të ri dhe regjistrimin e marrëveshjeve, por mund të ndodh që të vendoset dhe që të shkohet në një pauzë të pacaktuar. Një burim pranë tyre është shprehur se:

Ato kanë qenë mjaft të hapura me njëra -tjetrën në lidhje me gjithçka. Për momentin ka shumë takime. Disa prej tyre tashmë kanë bërë edhe marrëveshje menaxhimi. Leigh-Anne është regjistruar me menaxherin e Dua Lipa, Jade po pret si kompozitore dhe prezantuese e re ndërsa Perrie po punon edhe për gjëra të tjera. Ato ende shkojnë mirë, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur me Jesy-n. Ato të gjithë e dinë se do të duhet të ketë një karrierë përtej ‘Little Mix’, kështu që ata i kanë vënë gjërat në vijë. Plani është që të shikohen angazhimet, pastaj t’i drejtohen projekteve solo pothuajse menjëherë. Synimi është që ta mbajnë grupin në lëvizje, por kështu përfundoi ‘One Direction’ dhe është e vështirë të besohet se ata do të kenë kohë për gjithçka.