Bota

Angela Merkel këshilltare e OKB-së? Ish-kancelarja refuzon!

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel duket se e pati shumë seriozisht kur tha se do të pushonte pasi të dorëzonte mandatin e gjatë që vazhdimisht e konfirmoi në krye të qeverisë gjermane “gruan e hekurt”. Mësohet se Merkel refuzoi një ofertë pune nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Merkel falënderoi kreun e OKB, por i bëri të ditur se “nuk do ta pranonte ofertën”.

Guterres i ofroi ish-kancelares, një post këshilltareje në OKB, më saktësisht, të kryesonte një komitet këshillues të përbërë nga ish-drejtues shtetesh e qeverish.
Paneli duhet të identifikojë të mirat publike globale dhe fusha të tjera me interes të përbashkët, ku përmirësimet e qeverisjes janë më të nevojshme, si dhe të propozojë opsione mbi mënyrën si mund të arrihet kjo.

Shtresa e ozonit është shembull i një të mire publike globale dhe termi mund të aplikohet gjithashtu për rregulloret e zbatueshme ndërkombëtarisht si për sigurinë e fluturimeve ashtu edhe për tregtinë globale. Mësohet se Guterres ia bëri ofertën direkt ish-kancelares Merkel, por tani duhet të mendojë për një emër tjetër.

Megjithatë nuk ka ndonjë zhgënjim. Burime të OKB-së thanë se ata besonin se gjasa që Angela Merkel të merrte vendin e punës ishte mjaft e ulët. Politikania 67-vjeçare konservatore nuk kandidoi më për zgjedhjet federale në shtator dhe u tërhoq nga politika gjermane në fund të vitit të kaluar, pas 16 vitesh në krye si kancelare.