Showbiz

Angelina Jolie di si të ndihmojë të rinjtë, ja çfarë po përgatit ajo…

Aktorja dhe aktivistja e famshme Angelina Jolie gjithmonë është përfshirë në kauza të rëndësishme humanitare për të cilat është përgëzuar nga publiku.

Pas përfundimit të xhirimeve të “Maleficent 2”, ylli hollivudian është angazhuar në një projekt tjetër që duket se do t’i vijë në ndihmë të rinjve.

Jolie po shkruan një libër për të drejtat e njeriut falë bashkëpunimit interesant me “Amnesty International”. Kjo ide ka lindur që në fillimet e pandemisë në muajin mars.

“Të rinjtë e sotëm janë të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar, por shumë luftojnë me dezinformimin që marrin nga të rriturit, mungesën e vetëdijes për të drejtat e tyre, si dhe mungesën e njohurive se si t’i përdorin të drejtat e tyre, duke i zbatuar ato në vendin dhe rrethanat në të cilat jetojnë. Ne duhet t’u japim atyre mjetet për t’i forcuar ata për luftën dhe për t’i forcuar ato”, -tha Angelina Jolie.

Drejtuesit e kësaj organizate humanitare kanë zbuluar se libri “Know Your Rights (and Claim Them)” do të dalë në treg në shtator të vitit të ardhshëm.