Celebrities Gossip Showbiz

Angelina Jolie magjeps bashkë me dy vajzat e saj në premierën e “The Eternals”!

Angelina Jolie, fituesja e Oskarit solli fëmijët e saj, Zahara dhe Shiloh në premierën e filmit të saj “The Eternals” në Rome Film Fest 2021 në Romë të Italisë të dielën më 24 tetor. Të treja shfaqën pamje elegante në tapetin e kuq.

Zahara Marley Jolie-Pitt, Angelina Jolie, Shiloh Jolie-Pitt

Angelina veshi një fustan platini pa rripa Atelier Versace, të punuar nga rrjetë metalike, ndërsa Zahara kishte një fustan të bardhë grek me rripa ari të kryqëzuar. Shiloh veshi një fustan të zi, të kombinuar me atlete me ngjyrë të verdhë neoni, të kuqe dhe të zeza.

Zahara Marley Jolie-Pitt, Angelina Jolie, Shiloh Jolie-Pitt

Gjashtë fëmijët e Angelina dhe ish-it të saj Brad Pitt i janë bashkuar herë pas here aktores në tapetin e kuq në premierat e filmave të saj ndër vite. Javët e fundit, aktorja ka sjellë disa nga fëmijët së bashku me të në ngjarjet e personazheve të famshëm teksa promovon “Marvel’s The Eternals”, i cili do të dalë në treg më 5 nëntor. Të hënën e kaluar më 18 tetor, pesë nga fëmijët, Zahara, Shiloh, Maddox dhe binjakët Knox dhe Vivienne, u bashkuan me Angelina në premierën e filmit në Los Angeles. Vëllai i tyre Pax nuk mori pjesë në ngjarje.

Angelina Jolie është një artiste shumë e dashur për publikun. Ajo ka shfaqur herë pas here një imazh shumë të kujdesshëm dhe të pëlqyer, duke qenë se, ka treguar  se për të nuk është e rëndësishme vetëm pamja, por talenti, mesazhi që dikush përcjell dhe qëllimi humanitar që ajo pëlqen të nxisë!