Bota Celebrities Showbiz

Angelina Jolie në Ukrainë, publikohet videoja e momentit të nisjes së bombardimeve!

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka surprizuar ukrainasit duke u shfaqur në një kafene në Lviv të Ukrainës ditën e shtunë. 46-vjeçarja tërhoqi vëmendjen ndërsa paraqitej e veshur thjeshtë në një bar ndërsa videoja u publikua nga Maya Pidhorodetska në Facebook.

Asgjë e veçantë. Thjesht Lviv. Thjesht shkova të pija një kafe. Thjesht Angelina Jolie. Ukraina thjesht po mbështetet nga e gjithë bota.

Angelina Jolie u përshëndet nga fansat e saj ndërsa lëvizte në qytetin ukrainas. Nga pamjet publikuara, këngëtarja shihet edhe duke dhënë autografe për admiruesit në Ukrainë.

Aktorja u takua me ukrainas të zhvendosur duke përfshirë fëmijë që u plagosën në sulmin në stacionin hekurudhor Kramatorsk. Të paktën 52 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi raketat goditën stacionin ndërsa njerëzit prisnin të hipnin në trenat e evakuimit. Guvernatori rajonal i Lviv Maxim Kozytski konfirmoi vizitën e Jolie, duke shtuar se “ajo ishte shumë e prekur nga historitë e fëmijëve”.

Megjithatë një episod i frikshëm ka ndodhur ndërkohë që Jolie ndodhej në Lviv. Aktorja është dërguar me urgjencë në një vend  të sigurt, pas nisjes së bombardimve nga forcat ruse, sipas Daily Mail. Jolie tërhoqi vëmendjen kur u shfaq në një video duke ecur me shpejtësi me një shoqërues nën zhurmën e një sirene që paralajmëronte një sulm ajror. Ndërsa grupi u filmua duke u larguar drejt sigurisë, aktorja tha:

Jam mirë.

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (OKB) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë janë të paqarta. Lviv ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse gjatë javëve të fundit.

Angelina Jolie vazhdon të flasë hapur për të drejtat e civilëve gjatë kohës së luftës, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon me rritje të numrit të viktimave civile në vende si Bucha dhe Mariupol. Ajo ka qenë gjithashtu shumë e zëshme për luftën civile në Jemen. Aktivistja për të drejtat e njeriut dhe e posaçme në Kombet e Bashkuara, 46 vjeç, postoi një seri fragmentesh nga Konventat e Gjenevës në Instagramin e saj të premten, duke theksuar gjuhën që fokusohet te popullsitë civile të kapur në mes të luftës.