Celebrities Gossip Showbiz

Angelina Jolie takon fëmijët nga Ukraina në spitalin në Itali!

Angelia Jolie është një aktore shumë e dashur e cila njihet gjithashtu për veprimtarinë e saj humanitare, pjesëmarrjen në shumë organizata bamirëse dhe një sërë veprash humane. Ylli i Hollywood-it është larguar paksa nga vëmendja mediatike për artin saj, dhe ka tërhequr vëmendjen për një punë humanitare në Romë.

Jolie, një katolike e cila ka dedikuar shpeshherë shumë nga koha e saj në punë për refugjatët, vizitoi spitalin pediatrik më 30 mars në Vatikan. Atje ajo takoi fëmijë nga Ukraina të cilët kishin shkuar në Itali për shkak të luftës në vendin e tyre, madje disa prej tyre ishin edhe të sëmurë.

Fëmijët u detyruan të lënë me forcë shtëpitë e tyre dhe vendin që pas pushtimit rus më 24 shkurt. Sipas Unicef 2 milionë fëmijë refugjatësh e lanë Ukrainën që prej fillimit të luftës. Jolie gjithashtu takoi mjekët dhe infermieret të cilët janë kujdesur për shëndetin e refugjatëve.

Ylli mori një çmim për punën e saj vullnetare në vitin 2013, dhe ka bërë shumë udhëtime për të vizituar kampet e refugjatëve në vende të ndryshme si Venezuela, Yemen e shumë të tjera. Artistja është për t’u vlerësuar padiskutim për punën e saj humanitare, angazhimin dhe mesazhin që ka përcjellë përgjatë gjithë këtyre viteve.