Sport

Angli-Gjermani 2-0, shpërthejnë titujt e gazetave, jehonë “Tre Luanëve”!

Anglia shkruan historinë. Për herë të parë fiton ndaj Gjermanisë në fazën me eliminim direkt dhe shkon në çerekfinale të Euro 2020. “Tre Luanët” triumfojnë 2-0 në “Wembley” dhe tani kërkojnë të fitojnë turneun.

Pas kësaj fitoreje mediat ndërkombëtare kanë shpërthyer me tituj nga më të ndryshmet duke i dhënë jehonë fitores së anglezëve, por edhe humbjes së gjermanëve!

Daily Mail – “Mos vallë po kthehet në shtëpi, çmenden tifozët dhe i sfidojnë të gjithë me fitoren e shumëpritur”.

The Sun – “Po vjen në shtëpi” .

The Guardian – “Sterling dhe Kane drithërojnë tifozët në Wembley”.

Bild – “Gjithçka mbaroi, ne jemi jashtë”.

Die Welt – “Angli e zgjuar, Gjermania eliminohet nga Euro 2020”.

Frankfurter Allemagne Zeitung- ”Gjermania dështoi”.