Tech Travel

Anija më e madhe në botë gati për lundrim në 2022, ofron eksperienca të jashtëzakonshme!!

Anija e re dhe më e madhe në botë nga Royal Caribbean’s Wonder of the Seas do të jetë në gjendje që të strehojë 6,800 persona.

Anija e re, do te niset nga Fort Lauderdale në Karaibe në mars të vitit 2022, më pas do të lundrojë drejt Barcelonës dhe Romës.

Në anije janë tetë rrugë ku mund të ecësh për të eksploruar. Suitat janë të teknologjisë më të fundit me të gjitha facilitetet e nevojshme, ato kanë një vend për të marrë reze dielli dhe një pishinë, po ashtu aty do të ketë edhe ‘Shisha Bar’.

Pushuesit mund të ecin nëpër parkun qendror, një vend plot me bimë dhe lule, ndërsa fëmijët mund të vizitojnë parkun e lodrave, një zonë interaktive e lojërave në natyrë, ose pjesën me rrëshqitësen më të madhe me ujë, shkruan The Sun.

Nëse doni të shpenzoni më shumë, mund të zgjidhni suitën familjarë për dhjetë net, në të cilën ka kinema, rrëshqitëse, tavolinë ping-pongu, vaskë të nxehtë në ballkon dhe përfitime të tjera ekskluzive, duke përfshirë pije falas dhe të eksperienca të personalizuara.

Rezervimet për lundrimet evropiane do të jenë në dispozicion nga sot (e mërkurë), ndërsa çmimet që ende nuk janë zbuluar.