Celebrities Showbiz

Anila Hoxha i uron festat e fundvitit të gjithë shqiptarëve nga Top Albania Radio!

“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” sjell një atmosferë të ngrohtë festive me urimet më të veçanta të artistëve tuaj të preferuar dhe figurave më të njohura publike, të cilat janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë. Një urim special vjen edhe nga gazetarja Anila Hoxha.

Përshëndetje Top Albania! Unë jam Anila Hoxha, gazetare në Top Channel dhe mbuloj çështjet e aktualitetit, që zakonisht na quajnë gazetarët e kronikës së zezë. Ju uroj të gjithëve Gëzuar 2023, paçi një vit të bekuar me zemrën plot dhe vetëm me ngjarje të mira. Pavarësisht se këto ngjarjet e mira duket sikur çojnë në muze gazetarët e kronikës së zezë, uroj për secilin nga ju vetëm ngjarje të mrekullueshme. Ju përqafoj!

“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” do t’ju shoqërojë deri në orët e vona të pasdites, qëndroni me ne teksa po përgatisni darkën tuaj të Vitit të Ri, pasi surprizat do të jenë të shumta.