Celebrities Live From Tirana

Anisa Musta zbulon VIP-at që kanë preferuar ta festojnë ditëlindjen e tyre në plazh!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth ditëlindjeve në plazh ishte e ftuar në studio Anisa Musta e “Jolie Event”. Po shohim që ditëlindjet po fokusohen drejt vendeve bregdetare, duke qenë se dhe vera po vjen. Sa po “përqafohet” ky trend duke qenë se pandemia frenoi dëshirat e shumë njerëzve vitin që lam pas. Për më shumë Anisa na thotë:

Ka qenë vit i vështirë por bizneset që janë goditur shumë janë ato që janë të lidhura me turizmin, me organizimin e eventeve. Njerëzit kanë nisur të festojnë goxha me shtyrjen e fashës orare, të shtyrë nga një vit i vështirë, për të hequr stresin dhe zgjedhja është grumbullimi e cila ka munguar. Festimi buzë detit, në hapësira të jashtme me një numër të vogël njerëzish. Plazhi të jep lirinë të festosh pa frikën e ambjentit të mbyllur. Ka magji bregu i detit, rëra, perëndimi. Gjithmonë i sugjeroj klientëve të gjejnë një orar afër perëndimit të diellit, pjesën e errësirës, dritave dhe çdo gjë bëhet më e bukur. Në të gjithë vitet është hera e parë që më ndodh që njerëzit nuk e festojnë ditëlindjen në datën që e kanë. Edhe njerëzit që e kanë patur ditëlindjen në periudhën e dimrit e kanë shtyrë për në verë për të patur ato fotot e bukura, një set fotografik me njerëzit më të afërt buzë detit.

Por, kush feston më tepër, vajzat apo djemtë?

Vajzat festojnë, djemtë paguajnë(qesh). Vajzat festojnë më tepër. Djemtë janë më modest në dekor ose në mënyrën si zgjedhin të festojnë. Havana, Cuba është metoda më e përdorur dhe i përshtatet bregdetit, i sugjeroj të vishen me të bardha. Havana është tema më e përzgjedhur dhe te djemtë preferohet sepse lidhet me pjesën e puros. Sa për dasmat, vitin e kaluar kanë filluar të zhvillohen ajo që ne e quajme ‘banketi’ në një ambjent të mbyllur. U ul numri i të ftuarve, festa u organizua në oborret e shtëpisë dhe e realizuan në datën që e kishin kërkuar. Pjesa e bujtinave, vilave private është përzgjedhur shumë si dhe bregdeti. Diçka më private. Njerëzit po i qëndrojnë më shumë kësaj sesa dasmave tradicionale. Fatjon Kuqari, ish-konkurrenti i “Për’Puthen” zhvilloi për ditëlindjen e tij tematikën e Havanës, realizuam diçka që ua sugjeroj të gjithëve. U sugjerova që të gjenin vende buzë betit me ‘beach bar’ afër. Pas gjysmës së festës më pas të ftuarit kaluan në pjesën e plazhit, ndezën dy zjarre, morën një gotë. Në të njëjtën mënyrë realizuam ditëlindjen e Kejsi Mejdinit me tematikë fluturash, Olsi Bylykut, Zajmina Vasjarit, etj.