Lifestyle Love & Sex Sex

Anketimi i fundit nxjerr në pah ‘sekretet’ e seksit në zyrë!

Rregullat për shmangien e lidhjeve dashurore në punë dhe në ambientet e punës janë të njohura nga të gjithë ne. Por, po ashtu edhe seksi në zyrë dhe seksi me kolegun, gjithsesi është joshës.

Një studim i bërë së fundmi ka treguar që gjithnjë e më shumë njerëz kanë marrëdhënie seksuale në vendin e punës, madje 90 % e tyre ndiejnë pëlqim ndaj një kolegu. Të bësh seks me kolegun, mesa duket është një nga fantazitë e grave të sotme. Të qenurit e ndaluar dhe fshehtësia, janë disa nga arsyet që i shtyjnë ato më shumë.

Anketa në të cilën kanë marrë pjesë 2.500 të punësuar ka nxjerrë në pah rezultate interesante. 64 % e të anketuarve kanë deklaruar që kanë fantazi seksuale lidhur me ndonjë koleg, ndërsa 90 % e tyre kanë pranuar që ndiejnë pëlqim ndaj ndonjë personi në ambientin e punës.

54 % e të anketuare kanë patur marrëdhënie seksuale në vendin e punës, ndërkaq midis tyre 55 % kanë bërë seks me persona të ndryshëm. Ndër ata të guximshmit të cilët pranojnë të bëjnë seks në vendin e punës 18 % kanë thënë që nuk kanë bërë vetëm një herë. Hulumtimi ka zbuluar se ku ndodhin marrëdhëniet seksuale midis kolegëve. Të punësuarit më së shpeshti zgjedhin ndonjë nga lokalet e punës.

Tri të katërta e të anketuarve kanë thënë që seksi në punë ka ndikuar në produktivitetin e tyre, ndërkaq 84 % e tyre të cilët kanë fjetur me kolegët kanë deklaruar që marrëdhënia seksuale nuk ka ndikuar negativisht në karrierat e tyre. Ata të cilët nuk kanë bërë seks gjatë kohës së punës, kanë vepruar kështu për shkak të faktit që personi tjetër është dikush që e shohin çdo ditë në punë, prandaj seksi me të nuk u është dukur i arsyeshëm.