Gossip

Antonela bën deklaratën e papritur! “Mua më pëlqen…”

Nuk kalon një ditë në shtëpinë më të ndjekur në vend që mos të ketë ndonjë përplasje apo debat mes banorëve. Sigurisht që nuk mungojnë as deklaratat e papritura.
Kujtojmë se banori më i ri që u bë pjesë e “Big Brother VIP” është këngëtari i njohur, Valon Shehu.
Që me hyrjen e tij ai ka shprehur një farë pëlqimi fizik për Beniadën dhe filluan flirtet e para që me hyrjen e tij në shtëpi. Por nga ana tjetër ai ka flirtuar dhe me vajzat e tjera, sidomos me Antonelën.

Kjo e fundit ditën e sotme, gjatë kohës që të gjithë banorët ishin ulur duke ngrënë, ka ngacmuar Beniadën duke i thënë se ajo bën sikur nuk do por ndërkohë i qëndron afër Valonit.

Përgjigja e modeles ka qenë mjaft e shpejt duke i thënë se aty është vendi i saj por nëse Antonela është xheloze vetëm duhet ta pranojë e të thotë që e pëlqen Valonin e jo të ngacmojë me fjalë.

Një gjë të tillë është pikërisht ajo çfarë bëri Antonela, duke thënë se arsyeja pse foli ishte për të shprehur para të gjithë banorëve pëlqimin e saj kundrejt banorit.

Unë prandaj u çova që ta them para të gjithëve se mua më pëlqen Valoni. Por meqë Beniadën e kam shoqe dhe kam shumë respekt…