Celebrities Gossip

Antonela Berisha dhe Mevlan Shaba pjesë e “Big Brother Vip”?!

Teksa të gjithë po diskutojnë dhe janë kureshtarë se kush do të jetë pjesë e Big Brother Vip, Top Albania Radio ka zbuluar ekskluzivisht dy emrat e parë të konkurrentëve. Burime të brendshme pranë dy ish- konkurrentëve të “Për’Puthen”, Antonela Berisha dhe Mevlan Shaba kanë zbuluar se ata do të jenë pjesë e show-t më të ri televiziv.

Për të marrë një përgjigje të saktë nga vetë produksioni i Big Brother Vip, TAR kontaktoi me ta, por nuk mori një konfirmim.

Mirëpo, nëse rikujtojmë deklaratën e Arbana Osmanit kur zbuloi detajet e para rreth Big Brother Vip, ajo u shpreh se asnjë nga ish- konkurrentët e “Për’Puthen” nuk do të jetë pjesë e show-t televiziv.

Nuk dimë se kush nga burimet është duke gënjyer dhe vetëm na mbetet të presim konfirmimin në fillim të programit.

“Big Brother Vip” do të nisë në tetor të këtij viti dhe ndryshe nga herët e tjera ky sezon do të nisë me një format tjetër. Pas disa vitesh pauzë, protagonistët nuk do të jenë më njerëz të thjeshtë, por personazhe të famshëm dhe të njohur të botës së televizionit, artit, showbiz-it etj.