Celebrities Showbiz

Antonela Berisha reagon pas daljes së saj nga “Big Brother VIP”!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një nga banoret që mund të themi se ka treguar shumë anë të sajat, nisur nga ajo më e ndjeshmja, kur e kemi parë të përlotur e deri te më dinamikja, si përshembull në zënkat e shumta që ka brenda shtëpisë, ka qenë Antonela. Antonela doli si më pak e votuara nga publiku për të qendruar në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e të martës, duke u eleminuar kështu nga gara prej 100 mijë eurosh.

Së fundmi Antonela ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke shprehur falenderimet e saj. Ajo shkroi:

Falenderuese për ju! Falenderuese për produksionin e palodhur! Falenderuese ndaj Arbana Osmani e cila më dha mundësinë të përjetoja eksperiencën më të veçantë dhe të bukur të jetës time deri më tani. Me pozitivitetin, çiltërsinë dhe dashamirësinë tënde më mikprite, për këtë do të jem mirënjohëse gjithmonë! Falenderuese ndaj Lori Hoxha dhe Sara Hoxha, autoreve tona dhe regjisorit Eduart Grishaj të cilët kaluan çdo pritshmëri dhe e kaluan këtë emision në një tjetër nivel! Falenderuese ndaj publikut dhe mbështetjes së gjithmonshme që më jepni! Falenderuese per ju që më kuptuat, nuk gjej fjalet e duhura t’ju them se sa jeni të rëndesishëm për mua. Falenderuese gjithashtu edhe ndaj atyre që nuk më kuptuan dhe interpretuan gjithçka si deshën. Në këtë botë ka vend për të gjithë. “Big Brother VIP” mua më ndryshoi dhe kjo falë jush. Faleminderit për vitin më të rëndësishëm të jetës sime edhe kjo falë jush. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, faleminderit familjes time që më bënë kockë të fortë t’i bëj ballë çdo situate!