Celebrities Showbiz

Antonela Berisha rrëfen eksperiencën e saj në festivalin e “Sanremo”-s!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një nga banoret që mund të themi se ka treguar shumë anë të sajat, nisur nga ajo më e ndjeshmja, kur e kemi parë të përlotur e deri te më dinamikja, si përshembull në zënkat e shumta që ka brenda shtëpisë, ka qenë Antonela. Antonela doli si më pak e votuara nga publiku për të qendruar në shtëpinë e “Big Brother VIP” para pak javësh, duke u eleminuar kështu nga gara prej 100 mijë eurosh.

Antonela Berisha para pak ditësh bëri me dije lajmin e pjesëmarrjes në “Sanremo 2022”, ku lajmëroi ndjekësit e saj duke ripostuar artikujt italianë, ndërkohë që nuk munguan urimet e ndryshme dhe komentet pozitive për ish-konkurrenten e “Big Brother”. Gjatë ditës së djeshme, në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel e ftuara e rradhës ishte pikërisht ajo, e cila është përfolur shumë së fundmi për shkak të pjesëmarrjes së saj të papritur në festivalin “Sanremo” të vitit 2022.

Ajo ka folur rreth eksperiencës së saj deri më tani, ku tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista të ndryshme me VIP-at.

Jam mësuar në televizionin shqiptar, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë… se di të them, kënaqësi e madhe. Rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbetur të gjithë me gojë hapur. Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu ku jam dhe për këtë jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel.

Rikujtojmë se, duket se ajo sërish e ndjek “Big Brother VIP” dhe së fundmi nuk ka ngurruar të shprehë pëlqimin e saj për një nga ish-banoret e shtëpisë dhe bëhet fjalë pikërisht për Beatrix Ramosaj. Teksa komentet negative kundrejt bukuroshes nuk kanë munguar, Antonela ka vendosur t’i dalë në krah publikisht duke sulmuar kështu dhe banorët e tjerë dhe këdo që i ka dalë kundër bukuroshes për mbështetjen që ka treguar ndaj Trixa-s.