Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Antonela Berishaj: “Kam njohur gruan e Saimir Tahirit, ai më duket shumë…”

Një nga personazhet më të komentuara të emisionit “Për’puthen”, Antonela Berishaj, ishte e ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”. Në një intervistë ekskluzive për TAR, ajo bëri zbulime mjaft interesante për pjesëmarrjen e saj në program, dhe jo vetëm.

Antonela tregoi se kishte dashur të merrte pjesë edhe në “Uomini e donne”, që është versioni italian i emisionit “Për’puthen”. Mirëpo, mënyra si ajo do të merrte pjesë në të, nuk ishte ajo që Antonela dëshironte, pasi do të ishte nga ana e vajzave që luftonin për djemtë.

Kisha konkurruar dhe atje, sepse kisha tre vite single. Por unë doja të më ngacmonin, jo t’i ngacmoja unë djemtë.

Gjithashtu, ajo tregoi se i është vërtet mirënjohëse emisionit, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer. Antonela konfirmoi se do të jetë pjesë e “Top Arena”, ndërkohë që i pëlqejnë emisionet, dhe të bëjë show në përgjithësi.

Ndërkohë, pjesa më pikante e intervistës, ishte teksa Antonela u pyet lidhur me politikanin e parapëlqyer.

Di që është shumë hot Saimir Tahiri… Unë në Milano kam njohur gruan e tij, kur punoja në butik atje dhe i kam shitur rroba për Saimir Tahirin. Por nuk e dija që ishin për të, pasi nuk e dija që ishte gruaja e tij.