Celebrities Gossip Showbiz

Antonela dhe Arjola nuk përmbahen, debati mes tyre gati sa nuk përfundoi në konfrontim fizik!

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Por, padiskutim që edhe sherret nuk kanë qenë të pakta, madje mund të themi se kanë mbizotëruar këtë edicion.

Megjithatë, një debat që ka ndodhur dje mes një nga banoreve më të reja Antonelës dhe Arjolës ishte shumë i fortë aq sa gati nuk përfundoi në konfrontim fizik. Ditën e sotme, dy vajzat ‘u përplasën’ me njëra-tjetrën për shkak të tonit të zërit duke degraduar në ofendime të rënda.

Arjola: Hajde, hajde foli Sabianit, hajde, hajde.

Antonela: Pse po më afrohesh kështu?

Arjola: Se mos mendon se jam duke trembur.

Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi.

Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua me Sabianin me të bërtiturat e tua.

Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty.

Arjola: Qeke budallicë krejt, qeke budalle.

Antonela: Më marrsh të ligat!

Arjola: Qenka me të meta mendore.

Antonela: Qenke budallicë thotë, ska lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet. As nëna ime nuk mundet me më ofendu mua.