Celebrities Live From Tirana

Antoneta Koçi: “Meshkujt e kanë luksin të kërkojnë një femër të bukur ndërsa femrat…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të na folur rreth takimit të parë me një mashkull ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e sezonit të parë të “Për’Puthen”, Antoneta Koçi. Çfarë këshillash ka ajo për të dhënë?

Unë për të dhënë këshilla jam shumë e mirë (qesh). Ne fund të takimit gjithmonë bëj atë listën pse e bëra këtë, pse nuk e bëra këtë, pse qesha kot palidhje, po ai komenti aty, etj. Unë mendoj që takimet e para kanë të gjitha siklet, por takimet e bukura jaë ato që kanë gjithmonë buzëqeshje, që edhe atë sikletin e kalon me një të qeshur, jo të sikletosem dhe pastaj një heshtje e gjatë.

Si përgatitet Antoneta për takimin e parë?

Varet se me kë është takimi. Nëse do ta impresionosh dikë shumë fizikisht normalisht i kushton një kohë të gjatë dukjes. Përshembull këto meshkujt që ti i mendon me kokën tënde që janë afër perfeksionit dhe janë mësuar me vajza të mira në të gjitha dimensionet, edhe ti përpiqesh të arrish perfeksionin tënd. Te një mashkull më pëlqen humori, buzëqeshja, qasja pozitive. Njerëzit me humor por jo njerëzit që tallen. Komentet seksiste të tepruara nuk do i duroja dot te një mashkull. Një ngulje sysh të asetet femërore ose fjalori banal, më duken si manjak. 

Ajo që duhet tipike e bukur nuk është se përqafohet shumë nga meshkujt shqiptar. Shumica e meshkujve shqiptar janë meshkuj, janë burra por nuk mund të themi se janë të bukur. Një mashkull i bukur për mua është i gjatë, me buzëqeshjen simpatike, me tipare të rregullta, me flokë. Nuk është keq mos të jesh mashkull i bukur. Femrat kanë një qasje më të ftohtë në raporte sentimentale, nuk shohin vetëm një mashkull të bukur që i shkrin. Mund ta pëlqejnë po nuk e kërkojnë për në jetën e tyre. Kërkojnë një mashkull që e bën atë qendrën e vëmendjes. Meshkujt e kanë luksin të kërkojnë një femër të bukur ndërsa femrat bazohen më shumë te stili i jetesës, karakteri. Një mashkull serioz, i qëndrueshëm të bën më për vete se një mashkull thjesht i bukur.