Aktualitet

Anulohen 3 lundrime nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, si dhe nga Vlora drejt Brindizit!

Lundrimet respektive do të shtyhen për ditën e nesërme kur pritet të përmirësohet situata detare.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës e cila bën të ditur se si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në datën 17.01.2023, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA, gjithashtu anulohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA.

Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë datē.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës ditën e enjten datën .19.01.2023.

Ndërsa në portin e Vlorës Trageti Ioan Sun i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anulluar lundrimin e datës 17.01.2023 për Vlorë-Brindisi. Trageti Ioan Sun do të rinis lundrimin në datën 18.01.2023 ora 14:30.